Web Analytics

“Kam tradhtuar”, Zhaklin Lekatari e thotë hapur: Ja arsyet që më kanë çuar drejt saj

Zhaklin Lekatari, aktiviste dhe ish-opinioniste në BBV2 zë që ka thyer shumë tabu në lidhje me edukimin seksual.

Në INSPIRE PodCLASS podkast, Zhaklina ka rrëfyer shumë gjëra rreth jetës së saj, një ndër to, edhe tradhtia.

Alketa Vejsiu: A ke tradhtuar ndonjëherë?

Zhaklin Lekatari: Edhe më kanë tradhtuar, edhe kam tradhtuar. Unë nuk besoj tek ajo fjalia që: “Once a cheater, always a cheater”.

Unë mendoj që njeriu në periudha të ndryshme të jetës së tij bën zgjedhje të ndryshme dhe mendoj që tradhtia nuk është me domosdoshmëri një arsye apo një qëllim për të dëmtuar tjetrin.

Është një mungesë që ne kemi dhe është një problem që ne kemi ndoshta me veten tonë dhe këtë problem nuk e zgjidhim në çift, apo me partnerin, apo edhe me veten tonë, por e gjejmë zgjidhjen jashtë.

Shiko videon:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

Nga rubrika