Web Analytics

Kapet peshku i çuditshëm, “nga ndonjë planet tjetër”! [Foto]

Botuar nga: InfoKosova

Në Cabo të Meksikës, peshkatarët e kanë kapur një gjallesë të çuditshme.

Në fotografitë e postuara në internet, ky peshk është komentuar si “krijesë nga ndonjë planet tjetër”, shkaku i syve që ngjasojnë me jashtëtokësorët.

Mirëpo, njohësit e gjallesave ujore kanë thënë se është një peshkaqen me çrregullime gjenetike.

Peshku me lëkurë shumë të vrazhdë, ka tre palë dhëmbë të vegjël dhe nga tri të çara në dy pjesët e gushës, duke lënë të kuptohet se është familje me peshkaqenët.

Sa i përket ngjyrës së pazakontë, “Pisces Sportfishing Fleet” shkruan se gjallesa është albin, ndërsa mbetet misterioze pjesa e fryrë tek barku.

Shiko Fotot:

Të FUNDIT