Web Analytics

Ke qenë e lidhur me Luizin para BB VIP? Jori habit me përgjigjen

Botuar nga: InfoKosova

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Jori Delli.

Kur modelja e njohur ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka pasur aludime se mes saj dhe Luiz Ejllit ka pasur një romancë para se ata të futeshin aty brenda.

Si qëndron e vërteta e kësaj?

Jori: Luizi nuk ishte fare i vërtetë aty brenda, tallej.(qesh)

Ai thonte që ne kemi qenë bashkë dhe unë që i thoja ‘mirë mirë’.

Jam e lumtur për Luizin dhe Kiarën.

Pashë që më kishte dalë një video në TikTok që gjasmë provokoja Luizin.

Isha shtrirë te divani, por unë jam shumë e gjatë, kisha zgjatur këmbët me atë qëndrimin tim si çun.

Në atë moment isha përgjumësh, më kishte dalë pak gjoksi dhe njerëzit thonin që e kisha bërë kastile.

Ne kishim një kimi të madhe dhe rrinim bashkë, këndoja, kërceja me të, kishte humor.

Në atë shtëpi aq doja unë.

Nuk kam patur më kontakte me Luizin që pas mbarimit të BB VIP.

Me Kiarën nuk kemi folur shumë, nga ana ime nuk ka patur hatërmbetje dhe jo nuk më ka ftuar në dasmë.

Luizi më ftoi kur ishim brenda, nuk e di a vlen ftesa tani që kemi dalë.(qesh)

Shiko foton:

Të FUNDIT