Kënga “Zemra e re” bëhet virale, Labinot Tahiri i shkruan Elijonës!

Këngëtari Labinot Tahiri në emisionin “Weekend”, u shpreh mirënjohës ndaj Elijonës për viralitetin e këngës së tij “Zemra e Re”.

“I kam shkruar në Instagram dhe i kam thënë faleminderit…”, tha ai, duke shtuar se ndjen mirënjohje edhe për të gjithë ata që e dëgjojnë muzikën e tij dhe e mbështesin punën e tij.

Edhe pak ditë më parë, Labi kishte shkruar një status në Insta Story ku thoshtë se Zoti e bëri këngën e tij virale përmes Elijonës.
Ndryshe, kënga u bë virale nga ajo, pasi Eli e këndonte brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.

Nga Rubrika