Mbrëmja e së martës në Big Brother VIP Albania 5 ishte e mbushur me emocione të forta, veçanërisht gjatë momentit të linjës së jetës të Mirit.
Rrëfimi i tij i hapur dhe ndjenja e sinqertë duket se kanë lënë një gjurmë jo vetëm tek publiku që e ndjek programin, por edhe tek miqtë dhe kolegët nga bota e muzikës dhe televizionit jashtë shtëpisë.
Një nga personazhet e parë që ka zgjedhur të reagojë dhe t’i japë mbështetje publike ka qenë këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga.
Përmes një postimi në InstaStory, ku shihej duke ndjekur me vëmendje, ajo ka ndarë një mesazh shumë të ngrohtë dhe mbështetës për artistin.
“Me ty Miri se je djali më i mirë, siç ke edhe emrin”, ka shkruar ajo.
Në të njëjtin postim, ajo nuk harroi të etiketojë llogarinë e Mirit dhe faqen zyrtare të grupit West Side Family.
Ata duket se njihen prej kohësh për shkak të angazhimeve dhe kohës së përbashkët në industrinë muzikore.
