Web Analytics
E shtunë, 22 Qershor, 2024
30.7 C
Pristina

Kërçeli i VV-së “godet” Përparim Ramën për lagjen Kalabria

Një reagim lidhur me Planin Rregullues për Lagjen Kalabria e ka bërë edhe anëtari i Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Ilir Kërçeli.

Ai tha se:

“Debati e kundërshtimet për Planin Rregullues, të cilin ka vite e muaj, që e ka premtuar kryetari aktual për Përparim Rama lidhen me padrejtësitë që janë bërë qytetarëve të kësaj zone, duke i’a ndërruar koeficientin dhe planin rregullues të largjes nga muaji në muaj”.

Kërçeli tha se askush nuk e di se si është bërë vlerësimi ku në disa pjesë mund të ndërtohet me koeficient një pikë tetë apo deri në pesë kate ndërtim.

Diku me dy pikë katër koeficient apo deri në tetë kate ndërtim e diku duke përfunduar deri në koeficientin shtatë apo deri në pesëmbëdhjetë kate ndërtim.

Ai ka shtuar se:

“Mos vizioni pabarazia e mungesa e vullnetit për të realizuar një plan të mirëfilltë për qytetarët e Prishtinës, e përbanorë të kësaj zone, janë karakteristika të cilat e përkufizojnë këtë qeverisje, derisa thashë se nëse qytetarët e kryeqytetit kanë besuar në prezantimin e kandidatit, i cili fitoi zgjedhjet e fundit në Prishtinë si një arkitekt profesionist nuk do të duhej të shpërbleheshin kontraktorë të ndryshëm me kontrata milionëshe për arkitektin e kryeqytetit, për të cilin do të shpenzohen dymbëdhjetë milionë euro”./KK/

Shiko Videon:

Nga rubrika