Web Analytics

Kiara poston foto romantike me Luizin

Botuar nga: InfoKosova

Çifti i njohur që nisën një romancë gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP Albania, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli po e shijojnë romancën edhe jashtë shtëpisë së famshme.

Dyshja kanë fituar simpatinë e publikut dhe çdo postim i tyre në rrjetet sociale merr vëmendje të madhe.

Që pas përfundimit të BBVA, të dy kanë postuar rrallë herë foto me njëri-tjetrin, por që dalje në publik së bashku kanë qenë të shpeshta.

Megjithatë, mbrëmë (e enjte) Kiara ka postuar një imazhe ku shihet dora e saj ndërsa prapa një xhami ndodhet Luizi, i cili bashkon dorën me të.

Por, ndonëse moderatorja e publikoi këtë imazh në InstaStoy, më pas vendosi ta fshinte.

Kujtojmë që çifti kurorëzuan dashurinë me martesë gjatë finales së Big Brother VIP Albania, pak minuta para se Luizi të shpallej fitues i edicionit të dytë.

Shiko foton:

Të FUNDIT