E ftuar në një intervistë, Kiara Tito ka folur për marrëdhënien me vjehrrën.
“Kemi një raport si shoqe.
Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do isha aq e lirshme.

Jo se ka ndonjë gjë të keqe, por kur nuk e ke vjehrrën nuk e mendon ashtu.
Nuk do më pelqente ta quaja vjehërr.
Unë i them Anxhi.
Flasim shpesh në telefon, ajo është në SHBA tani.
Më pyet shumë për vajzën, është shumë meraklie”-tha ajo.


