Web Analytics
E enjte, 20 Nëntor, 2025
13.1 C
Pristina

Kiares i ndodh e papritura! Pas publikimit të trailerit me Luizin, ajo merr vendimin drastik

Publikimi i pamjeve të para nga filmi i shumëpritur me Luiz Ejllin ka krijuar entuziazëm tek fansat, por për Kiarën, kjo ditë nuk ka qenë aspak e qetë.

Moderatorja është përballur me një valë sulmesh dhe komentesh fyese në profilin e saj në Instagram, çka e ka detyruar të marrë një vendim ekstrem: mbylljen e komenteve në postimet e fundit.

Kiara reagoi publikisht duke sqaruar se profili i saj u përmbyt nga “fjalor i ulët, komente të pisëta dhe sulme të organizuara”.

Ajo publikoi disa screenshot-e të komenteve negative, duke treguar se shumica e tyre vinin nga profile fake, pa foto dhe pa emër, me komente si: “keq keq”, “cringe”, “shfaqje e pakuptimtë”.

E revoltuar, ajo shkruajti:

“Janë disa grupe të organizuara që mundohen të prishin postimet. Si nuk lodheni duke hap accounts? Pse nuk shikoni punën tuaj?”

Kiara vazhdoi me një mesazh të fortë kundrejt adreseve anonime:

“Imagjino të mos kesh as emër, as foto, as identitet, por të kesh mendim për çdo gjë. Nuk e di kush ka më shumë energji këtu: unë që bëj punën time, apo adresat fake që krijohen çdo 5 minuta.”

Në fund, ajo e mbylli me një deklaratë të qartë kundër “hejterëve”:

“Flisni, shkruani, shpikni… unë prapë jam këtu me emër, me fytyrë dhe me jetë. Ju vazhdoni me komentet. Unë vazhdoj me suksesin.”

Reagimi i saj është kthyer menjëherë në temë diskutimi në rrjet, sidomos pas zhurmës që krijoi dalja e parë filmike e çiftit më të komentuar të showbiz-it shqiptar.

Nga Rubrika