Kim Kardashian është nënë e dy vajzave North dhe Chicago dhe dy djemve Saint dhe Psalm, në një intervistë të dhënë së fundmi ajo ka treguar se përvojat e saj të mëmësisë kanë qenë krejtësisht të ndryshme, pasi dy prej fëmijëve i ka lindur vetë dhe dy me nënë surrogate.
Kim tregoi se gjëja e vetme që ndryshoi është se gjatë shtatzënisë së dy fëmijëve që u mbajtën nga nëna të tjera, ajo e kishte më të vështirë të zgjidhte emrat e tyre, ajo tha se ndjente më shumë presion për të zgjedhur një emër për fëmijët që i mbajti vetë në bark, ndërsa me ata që u lindën nga nëna të tjera nuk e ndjente këtë presion.

“Kjo pasi ata rriteshin nga dikush tjetër dhe koha fluturonte më shpejt, unë nga ana tjetër nuk e ndieja të njëjtin presion për të vendosur për emrin, kështu që emrat e dy më të vegjëlve sigurisht që ishin më të vështirë për t’u zgjedhur por unë nuk kisha presion”.
Ylli i reality show-t gjithashtu vuri në dukje se vendosja e emrit të një fëmije është një nga gjërat më të vështira që prindërit duhet të bëjnë, ajo personalisht nuk konfirmoi asnjë emër derisa lindën të gjithë fëmijët e saj.

“Ti vërtet do ta shohësh se si duket fëmija para se t’i vendosësh emrin, unë kur dëgjoja që njerëzit e bënin këtë ju thoja: si nuk jeni të përgatitur për këtë? Keni patur kohë nëntë muaj për të menduar për këtë por pa marrë parasysh se çfarë ndodh, vendosja e emrit është një ndër vendimet më të vështira”, tregoi Kim.
Vërejtjet e saj erdhën pasi ajo u mor në pyetje nga drejtuesit e televizionit për emrin e fëmijës së motrës së saj më të vogël, Kylie Jenner.

Jenner lindi fëmijën e dytë dhe djalin e parë të saj dhe Travis Scott në shkurt.
Ajo njoftoi se emri i tij ishte Wolf, por më pas zbuloi në mars se kishte vendosur të ndryshonte emrin e tij, Kardashian zbuloi se beson Kylie ka zgjedhur një emër të ri por dëshiron të sigurohet se i pëlqen ky emër para se ta bëjë publik.


