Një nga banorët më të komentuar që iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, Getoari, ka ndarë detaje interesante rreth lidhjes dhe jetës bashkëshortore me gruan e tij, e cila është me origjinë siciliane.
Getoari, i cili hyri në shtëpinë e BBVK mbrëmë, kishte dhënë një intervistë pak ditë më parë bashkë me bashkëshorten e tij.
Ai zbuloi se marrëdhënia e tyre ka një histori të gjatë dhe të veçantë:
“Ne jemi njohur në Belgjikë, unë kam 31 vite që jetoj atje,” tha Getoari, duke sqaruar se me gruan janë bashkë prej gjashtë vitesh.
Një detaj që tërhoqi vëmendjen ishte dasma e tyre madhështore.
“Dasmen e kemi bërë në Turqi vitin e kaluar dhe ka zgjatur pesë ditë,” tregoi banori i ri i BBVK.
Ai gjithashtu ndau një dëshirë që kishte familja e tij përpara se të martohej: “Babi dhe Mami më kanë thënë ‘mere Shqiptare’.”
Pavarësisht këtij këshillimi, Getoari zgjodhi partneren siciliane dhe tani premton një tjetër festë: “Kismet dasmën do e bëjmë edhe në Kosovë,” përfundoi ai.
