Klodit dhe Elijonës po u shtohen gjithnjë e më shumë aludimet për një lidhje jashtë kamerave të “Big Brother”.
Dy ish-banorët kanë rikthyer vëmendjen e ndjekësve, pasi duket se kanë zgjedhur të udhëtojnë bashkë drejt Turqisë.
Në rrjetet sociale, të dy kanë publikuar foto dhe video nga i njëjti fluturim, ndërsa destinacioni që shfaqet në postimet e tyre është Stambolli.
Kjo ka bërë që fansat të nisin menjëherë komentet për raportin mes tyre.
Një tjetër moment që mori vëmendje ishte një audio e ndarë nga Elijona, ku dëgjohet zëri i Klodit duke thënë në turqisht: “Merhaba, günaydın!”.
