Web Analytics

Kohë pas ndarjes, Blero e Afrona takohen në të njëjtin event, si reaguan ndaj njëri tjetrit?

Botuar nga: InfoKosova

Ndarja e Afronës dhe Bleros është bërë tema kryesore në shtypin rozë, sidomos pasi Blero nisi një lidhje të re pas ndarjes nga Afrona, një fakt që ai e kishte bërë të ditur në Big Brother VIP Kosova.

Edhe pse janë ndarë, ata dy kanë vazhduar të jenë të pranishëm në jetën publike, siç dëshmon edhe prezencën e tyre në një event të organizuar nga Gjon Karrica në Zvicër.

Ky event, siç raportohet, ka pasur karakter humanitar dhe ka përmbledhur një mori artistësh të njohur.

Gjon Karrica, i njohur si “Lugati”, ka performuar këngët e tij, ndërsa në skenë ka qenë edhe Tuna, duke sjellë një atmosferë emocionuese për të gjithë pranësit.

Nga postimet në rrjetet sociale, dihet se Afrona ka moderuar këtë event humanitar, ndërsa Blero ka qenë prezent në publik.

Prania e të dy ish-partnerëve në këtë event ka shtuar spekulimet në media për marrëdhënien e tyre pas ndarjes dhe për raportet e tyre aktualisht.

Shiko foton:

Të FUNDIT