Web Analytics

Kolona të gjata për të dalë nga Kosova, në Merdar deri në 7 orë pritje

Botuar nga: InfoKosova

Deri në 7 orë janë duke pritur bashkatdhetarët për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, e përditësuar në orën 07:09, kolona e veturave të qytetarëve që janë duke pritur të dalin nga Kosova në Merdar është 3.500 metra.

Kolona të gjata të veturave janë krijuar edhe në pikën kufitare në Mutivodë ku pritja për dalë nga Kosova është mbi dy orë, ndërsa kolona e veturave shkon deri në 400 metra.

Edhe në Jarinje dhe te Dheu i Bardhë pritjet janë mbi një orë për të dalë nga vendi.

Edhe në Mutivodë dhe Muçibabë qytetarët janë duke pritur nga 1 orë për të dalë nga Kosova.

Në pikat e tjera ka pritje 3-5 minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje. /Telegrafi/

Të FUNDIT