E diel, 1 Shtator, 2024
19 C
Pristina

Kërkoi që ta linte shtëpinë, Erjola bën deklaratën ‘shokuese’ mes lotësh

Erjola Doçi ka kërkuar pas spektaklit që të largohet nga ‘Big Brother VIP Albania 3’.

Kjo për shkak se Graciano Tagani i hodhi disa akuza në drejtim të saj duke përfshirë edhe Romeo Veshajn.

Pas spektaklit, modelja filloi që të bënte gati valixhen dhe në ato momente u ndalua nga Julian Deda.

Banori e bindi që të qëndronte brenda duke i thënë se nuk duhet të lë shtëpinë për askënd.

Erjola filloi të qante, madje u shpreh se në jetë ka kaluar edhe dhunë fizike.

“Kam kaluar dhunë fizike në jetë, presionin nuk e duroj dot”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se gjatë spektaklit Graciano deklaroi se Romeo e ka pasur fiksim Erjolën e se kanë pasur flirt me njëri-tjetrin

Shiko videon:

Nga Rubrika