“Kompania kishte falimentuar”, zbardhen detaje nga vdekja e punëtorit shqiptar në Londër!

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë në një bosht ventilimi në një aksident të cilësuar si “plotësisht i shmangshëm” në një kantier ndërtimi në Acton, Londër.

Në emisionin “Kosova Today”, moderatori Sabri Agimi ka ndarë detaje lidhur me rastin e trishtë.

Ai deklaroi se janë vërejtur shkelje të kushteve të punës në kompaninë ku humbi jetën i riu, teksa shtoi se e njëjta dyshohet se kishte falimentuar.

Po ashtu, Agimi theksoi se kompania do të obligohet të paguaj kompensim.

Nga Rubrika