E shtunë, 10 Maj, 2025
9.7 C
Pristina

Konfirmohet zyrtarisht banorja e dytë në Big Brother Vip Albania 3

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

“Big Brother VIP Albania 3”, show gjigand dhe programi që mezi e presin të gjithë, nis sonte mbrëma.

Teksa ka nisur numërimi mbrapsht, konfirmohet edhe banorja e dytë.

Mbi 12 vite në gazetari, Ledjona Xheladinaj e ka nisur profesionin si korrespondente e qarkut të Korçës.

Aktualisht, punon si gazetare në një program investigativ, ku në fokus ka kryesisht maniakët, pedofilët, por edhe abuzues të tjerë.

Kronikat dhe historitë që ajo ndjek janë bërë vazhdimisht virale në rrjet.

Ledjona njihet gjithashtu edhe për “Haberet e fshatit”, një program që e realizon për kanalin e saj në Youtube, aty ku sjell copëza nga realiteti në fshatrat shqiptarë.

Ledjona pritet të bëhet sonte pjesë e shtëpisë së famshme dhe emri i saj konfirmohet zyrtarisht pas atij të Meriton Mjekiqit./TCH/

Shiko videon:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

PROMO

Nga Rubrika