Web Analytics

Konfirmohet zyrtarisht, ky është banori i parë i “BBV 3”

Botuar nga: InfoKosova

Me 12 vite karrierë ka eksperimentuar shumë në fushën e medias, ka punuar në shumë televizione të Kosovës, si gazetar, kryeredaktor dhe moderator.

Ai është Meriton Mjekiqi, të cilin “Top Channel” e ka konfirmuar zyrtarisht sot si banorin e parë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Nuk e dimë nëse ai do të jetë i pari në renditje edhe në futjen e tij në shtëpi, megjithatë dimë që spektakli i të shtunës premton surpriza.

Emra të shumtë janë përfolur për pjesëmarrje, madje vetë reperi Bardhi deklaroi para publikut se do të ishte konkurrent.

Megjithatë, duket se ndërroi mendje, pasi dje njoftoi se ditën që nis spektakli do të jetë në një koncert.

Të FUNDIT