Web Analytics

Kosovarja që iku nga lufta, zgjedhet miss i Londrës

Botuar nga: InfoKosova

27-vjeçarja me origjinë nga Kosova, Françeska Murati, ka rrëmbyer 5 nga 8 çmimet e akorduara për vajzat pjesëmarrëse në “Miss London 2023”.

Qysh e vogël ajo bashkë me familjen kanë ikur nga lufta në Kosovë për në Britani.

Siç ka rrëfyer ajo, fëmijërinë në Britani s’e ka pasur fare të lehtë, pasi është bullizuar jo vetëm ajo por u janë hedhur gjësende para derës së shtëpisë së familjes.

Prindërit e saj ishin të lumtur në vendin e vet, por nuk patën mundësi tjetër pos të iknin që të shpëtonin jetët e tyre, shkroi gazeta britanike “MyLondon”.

“Ata duhej të iknin, një natë mblodhën gjërat pa paralajmërim”, ka thënë ajo.

Murati tregoi se familja arriti të shkonin fillimisht në Francë dhe nga Franca përmes Kanalit arritën në brigjet britanike.

Por, Murati ndërsa ka kujtuar kohën e vështirë nga lufta në Kosovë, ajo shprehu se e ndjen veten britanike.

“E konsideroj veten si londineze të vërtetë.

E dua origjinën time, jam shqiptaro-kosovare.

Mund ta flas gjuhën mirë, por definitivisht jam britanike dhe më pëlqen të jem britanike.

Britania është shtëpia ime dhe nuk mund ta imagjinoj veten duke jetuar diku tjetër”.

Shiko fotot:

Të FUNDIT