Web Analytics

KQZ hap konkurs për kompozimin e melodisë së këtij institucioni

Botuar nga: InfoKosova

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur konkurs për kompozimin e melodisë së institucionit.

Sipas një njoftimi për media melodia e KQZ-së do të jetë e përhershme, indentifikuese e institucionit dhe informatat të cilat do të transmetohen dhe publikohen në audio apo video, do të shoqërohen me këtë melodi.

“Kjo melodi, duhet të ketë një ritëm dhe tingull unik dhe original, që tregonin domëthënien dhe misionin e KQZ-së.

Po ashtu, kompozimi nuk duhet të jetë i ngjashëm me ndonjë melodi apo këngë të cilitdo vend, parti politike apo institucion tjetër të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim të gjitha detajet për konkursin, i cili do të jetë i hapur deri më 5 qershor 2023, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së.

Të FUNDIT