Web Analytics
E hënë, 24 Nëntor, 2025
8.4 C
Pristina

KQZ planifikon buxhet rreth 7.8 milionë euro për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhëna nga plani i buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025

Sipas KQZ-së, buxheti i planifikuar është në vlerën e 7 milionë e 771 mijë e 486 eurove.

Ky buxhet është miratuar në mbledhjen e KQZ-së.

Kjo vlerë është e përafërt me buxhetin e planifikuar për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti, e cila ishte në shumën e 8.7 milionë eurove

Ditë më parë, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se pasi ky institucion të miratojë planifikimin buxhetor “kërkesën për buxhet do ta përcjellë për miratim në Qeverinë e Kosovës”.

Sipas tij, KQZ ka vepruar kështu edhe në rastet tjera kur Kosova kishte zgjedhje të parakohshme apo që kanë ndodhur pa planifikim.

Nga Rubrika