Ish-deputetja e VV-së, Aida Dërguti ka reaguar pas vendimit të pushtetit për mbylljen e mediumit Klan Kosova.
Spin doktorët e VV janë vënë në lëvizje për të larguar skandalin më të fundit që iu plasi thotë Dërguti pas heqjes së licencës së Klan Kosovës.
Dërguti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se skandali i përgjimeve u mundua të mbulohet me një superskandal tjetër, siç është mbyllja e Klan Kosova.
Ajo tutje ka thënë se siç provokuan në Kuvend me rrahje, duke lënë nën hije përgjimet e koordinimet e pushtetit me Radojçiqin, njëjtë po veprojnë tani me skandalin e vajit të ministres Hajdari.
“Si mbulohet skandali i përgjimeve? Me një superskandal tjetër, siç është mbyllja e Klan Kosova. Ashtu siç e provokuan rrahjen në Kuvend, e cila e la në hije e harresë përgjimin e koordinimit të pushtetit me Radojqiqin, njëjtë po veprojnë tani me skandalin e vajit të ministres Hajdari. Vetëm skandali i ri e zhvendos vëmendjen nga ai i vjetri. Spin doktorët e pushtetit luajnë me opinionin si macja me miun.” – ka shkruar ajo.