Web Analytics
E martë, 17 Shkurt, 2026
0.9 C
Pristina

Krerët e shtetit bëjnë homazhe në Prekaz në 18 vjetorin e Pavarësisë

Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentarja, Albulena Haxhi, kryeministri, Albin Kurti, ministra e deputetë të Kuvendit në 18 vjetorin e pavarësisë kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në nderim të sakrificës së familjes Jashari për lirinë e Kosovës.

Më herët krerët e shtetit kanë bërë homazhe tek Pllaka përkujtimore e fëmijëve të vrarë gjatë luftës e tek Monumenti i të Pagjeturve.

Gjithashtu, kanë vendosur kurora lulesh tek varret e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit, Adem Demaçi.

Nga Rubrika