Kundër lidhjes me Brikenën? Habit motra e Mateos: Prisja një Selin për të…

Një tjetër këndvështrim mbi marrëdhëniet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka ardhur këtë herë nga një person shumë i afërt me një nga banorët.

Motra e Mateos, Kejsi, e ftuar në një intervistë për TAR, ka komentuar raportin e tij me Brikenën, duke treguar se fillimisht kishte një ide tjetër për vajzën që mund t’i përshtatej atij.

“Të them të drejtën, unë prisja një tip si Selini për Mateon, bazuar në aludimet e mia,” u shpreh ajo.

Megjithatë, ndjekja e përditshme e dinamikave në shtëpi e ka bërë të ndryshojë mendim, duke e parë marrëdhënien e tyre nga një këndvështrim tjetër.

“Duke parë vazhdimësinë, një tip si Brikena i përshtatet më shumë, pasi ata duhet të balancojnë njëri-tjetrin. Ajo i shkon më shumë sepse e zbut Mateon,” tha ajo.

Sipas Kejsit, karakteri i fortë i të vëllait kërkon një partnere që di të krijojë ekuilibër dhe jo përplasje.

“Ajo e zbut, sepse ai di të jetë edhe i butë edhe i egër. Ndërsa me një tip si Selini, dy ‘zjarre’ bashkë do të shpërthenin.”

Nga Rubrika