Web Analytics

Kuptimi i ores

Botuar nga: InfoKosova

Domethenia e ores eshte nje nder temat me zanafille te hershme, sapo te shohim akrepat e ores nje mbi nje eshte instikt i natyrshem te deshironi ta zbuloni se cfare do te thote.

Por si behet shjegimi i ores ne te vertet?

Një sinkronitet i regjistruar nga nënndërgjegjja jonë ndonjëherë mund të na dërgojë një mesazh, por së pari duhet të kuptojmë se çfarë është ai mesazh!

Te gjitha oret fikse kane shpjegime te ndryshme nga njera-tjetra.

Ne vazhdim mund te gjeni kuptimet me te vecanta tek ora e njejte per 24 oret e dites si dhe mesazhin qe ju dergohet permes tyre:

Kuptimi i ores 00:00-‘Dikujt po i mungoni shume’.

Nese mesnata ju ka zene zgjuar dhe papritur shihni oren 00:00, kjo nuk eshte e gjitha nje rastesi, pasi ne ato momente ju po i mungoni shume dikujt.

Domethenia e ores 01:01-‘Dikush po mendon te ta shpreh dashurine ose pelqimin’.

Shpesh mendojme me veten se ‘a ka dikush qe na pelqen e nuk e mori asnjeher guximin te na e thot?’ dhe nese keni pare oren 01:01 ateher pergjigja eshte ‘PO’ dikush po mendon sesi te gjej rrugen per te ta shprehur ate qe ndjen.

Kuptimi i ores 02:02-‘Do te merrni nje lajm te mire’

Nese jeni duke pritur ndonje lajm koheve te fundit dhe hasni ne oren 02:02 ateher pergatituni sepse shume shpejt lajme te mira do te vijn tek ju.

Shpjegimi i ores 03:03-‘Dikush eshte duke ju pare ne enderr’

Ora pas mesnate thuhet te jete koha kur shumica e njerezve jane ne gjumin me te mire, e nese juve u ka dal gjumi pikerisht ne kete kohe do te thote se ju tani po ‘shtegtoni’ ne endrrat e dikujt.

Kuptimi i ores 04:04-‘Dikush ka hatermbetje me ju’

Ora 04:04 do te thote se eshte dikush qe i ka mbetur hatri me ju, prandaj sapo te merrni kete mesazh mendoni mire se ke mund ta keni zemruar dhe kerkoni falje.

Domethenia e ores 05:05-‘Dikush ju xhelozon’

Gjithmone eshte dikush qe ju xhelozon por rrallhere eshte tersisht e qarte per ta pare, ndersa mesazhi me i drejtperdrejt se dikush ju ka zili eshte ora 05:05.

Shpjegimi i ores 06:06-‘Dikush mendon se ti je nje person shume i zoti ose e zonja’

E gjitha cfare na duhet per te pasur sukses eshte qe ta kemi dike qe beson shume ne neve, ora 06:06 tregon se dikush mendon se ti je shume i zoti apo e zonja dhe se mund te arrish gjithqka qe deshiron.

Kuptimi i ores 07:07-‘Dikush po ju tradheton’

Tradhetia eshte term shume i gjere por edhe kuptimi i saj eshte shume dimensional, njeriu tradhetohet edhe nese genjehet edhe nese flitet keq per te edhe nese nuk ndihmohet kur eshte mundesia me pretekstin se ‘nuk mundesh’ nese shihni oren 07:07 dikush nga rrethi juaj po ju tradheton.

Domethenia e ores 08:08-‘Ai/ajo deshiron te martoheni se shpejti’

Nese jeni ne nje lidhje dashurie dhe ne nje mengjes te bukur shihni oren 08:08 ateher dijeni se partneri apo partnerja juaj deshiron qe ju te martoheni se shpejti, kjo pasi ora 08 e mengjesit kur e nisim diten eshte ora kur na vijne ne koke mendime te ndryshme per te ardhmen tone.

Shpjegimi i ores 09:09-‘Dikush deshiron te ju bej nje befasi’

A jeni person qe i pelqeni befasite? Nese po behuni gati ti mirepritni ato pasi ora 09:09 ka pikerisht mesazhin e nje befasie te papritur qe dikush po mendon te ju beje se shpejti.

Kuptimi i ores 10:10- ‘Dikush ju urren’

Jo te gjithe na duan e as nuk i duam te gjithe, prandaj mos u shqetesoni nga mesazhi qe percjellin akrepat e ores kur e shohim 10:10, dikush nuk ju ka ne qef dhe kjo eshte shume normale.

Kuptimi i ores 11:11-‘Kujdesu me shume per veten’

Ndoshta koheve te fundit jeni fokusuar shume ne pune, studime, apo ne ndonje person tjeter dhe veten e keni lene anash, pikerisht ora 11:11 eshte ‘shenja’ se duhet te fokusohesh  dhe ti kushtosh me shume kohe vetes tende.

Shpjegimi i ores 12:12-‘Ndihmo dike’

Dikush diku ka shume nevoje per ndihmen tende, nje fjale te mire, nje buzeqeshje, nje vakt te shijshem, apo edhe me shume, mesazhi eshte shume i qart dhe kaq human.

Kuptimi i ores 13:13-‘Lajm i mire’

Miti per numrin 13 si numer i fatit te keq nuk po del te jete i vertet, kjo pasi nje lajm shume i mire pritet te ju vij se shpejti.

Shpjegimi i ores 14:14-‘Jeni dashuruar’

Jo vetem me Shen Valentinin ka lidhje data 14. Nese po dilni me dike koheve te fundit dhe shpesh po e zini oren 14:14 ateher urime, ju jeni dashuruar koke e kembe ne ate njeri’.

Domethenia e ores 15:15-‘Mendon se ju po e tradhetoni’

Sapo te shihni oren 15:15 merreni partnerin tuaj dhe uluni e bisedoni per gjerat qe po e mundojne, kjo pasi ai/ajo po mendon se ju jeni te interesuar per dike tjeter.

Kuptimi i ores 16:16-‘Dhuroni me shume dashuri’

Ndoshta obligimet ditore nuk po ju lene ti tregoni njerezve tuaj te afert se sa shume i doni e sa shume kane rendesi per ju, ndaj mesazhi i ores 16:16 eshte qe ju te gjeni pak kohe per tu bere me dije nje gje te tille personave te zemres.

Kuptimi i ores 17:17- ‘Dikush po ju pret’

Nese eshte dikush qe dikur ju ka shprehur dashurine dhe thjeshte nuk ishte momenti i duhur, ora 17:17 tregon se ju duhet ta rishqyrtoni kete qeshtje, kjo pasi ai/ajo ende po ju pret.

Shpjegimi i ores 18:18-‘Parate po vijn tek ju’

A keni punuar shume koheve te fundit dhe ju duket se nuk po keni fare rezultat dhe te mirat financiare nuk po shtohen, ora 18:18 tregon se se shpejti portofolio juaj do te mbushet.

Domethenja e ores 19:19-‘Mos u nxitoni ne vendime’

Nese koheve te fundit keni menduar te blini nje shtepi, veture, te lini punen tuaj ose po shqyrtoni qfardo vendimi tjeter ateher mesazhi i ores 19:19 eshte te mos nxitoni ne marrjen e ketij vendimi.

Domethenja e ores 20:20-‘Te mendon vazhdimisht’

Dikujt i ke kaluar ne fiksim dhe po te mendon vazhdimisht koheve te fundit, kjo eshte domethenia e ores 20:20 ndaj shikoni rreth e rrotull se kush u ka vene syrin.

Shpjegimi i ores 21:21-‘Mos u dorezo’

Nese jeni duke punuar shume ne ndonje projekt pune apo studimesh ose po kaloni nje krize martese me partnerin  dhe jeni lodhur e po ndiheni sikur nuk do arrini ta finalizoni apo ta tejjaloni ate krize, ateher ora 21:21 u jep nje shenje qe mos te dorzoheni pasi cdo gje do te rregullohet.

Kuptimi i ores 22:22-‘Ke nje dhunti unike’

Nese po e shihni shpesh oren 22:22 ateher mundohuni te zbuloni prirjen tuaj, kjo pasi mesazhi i ores fikse 22:22 eshte ‘dhunti unike’, ju jeni te prirur te beni diqka qe njerezit tjere e kane te veshtire apo te pamundur andaj zbulojeni dhe kenaquni me sukses.

Domethenia e ores 23:23-‘Endrrat do ju realizohen’

Nese jeni nje person qe keni synime te qarta se ku deshironi te arrini ne jete ateher mesazhi i ores 23:23 eshte te mos brengoseni nese do te arrini apo jo ti realizoni ato, pasi nje gje e till eshte me se e sigurt.

Të FUNDIT