Web Analytics

Kurti dhe Sveçla sot mbajnë konferencë të përbashkët për medie

Botuar nga: InfoKosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla do të mbajnë një konferencë për medie.

Konferenca nis nga ora 12:00 në ndërtesën e qeverisë.

Ndryshe, të premten kryeministri Kurti përmes shtatë pikave ka shkruar për normalizimin e marrëdhënieve me shtetin serb në vitin 2024.

Ndërsa, ministri Sveçla ditë më parë kishte folur lidhur me sigurinë në Kosovë.

Ai ka thënë se si institucionet e kanë përgjegjësi që Republikën e Kosovës ta mbrojnë nga të gjitha rreziqet çfarëdo natyre të jenë ato. /Telegrafi/

Të FUNDIT