E enjte, 26 Dhjetor, 2024
1.1 C
Pristina

Kush është Atilla Kardesh? Zbulimi i së vërtetës pas komenteve të Milaim Zekës!

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Atilla Kardesh, ish-banori i spektaklit “Big Brother” dhe figura e njohur, po përballet me shumë spekulime dhe pretendime pas largimit të tij nga formati “BBVK”.

Që prej hyrjes së tij në “Big Brother”, Atilla ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të historive të tij personale dhe situatave të ndërlikuara që e kanë shoqëruar. Ai u largua nga formati dy ditë më parë, pas tensioneve që u krijuan jashtë mureve të shtëpisë dhe pas akuzave të dhunës ndaj ish-bashkëshortes të tij, e cila aktualisht po merr pjesë në “BBVK”. Ky incident ka zgjuar interesimin e madh të mediave dhe fansave për të kuptuar më shumë rreth tij.

Sipas deklaratave të “BBVK”, Atilla është i pastër para drejtësisë, megjithatë shumë pyetje kanë mbetur të hapura. Mbrëmjen e sotme, ai u shfaq në një studio, ku ndau përvoja të tijat nga koha në formatin e njohur. Por biseda mori një kthesë të papritur.

Milaim Zeka, një figure e njohur në skenën shqiptare, e përmendi të kaluarën e Atillës në Suedi. Ai shkoi kaq larg saqë tha: “Ia kam huq, s’ke qenë i fejun, por e ke pasur të dashur. Unë të njoh mirë ta dijë dosjen në Suedi. E di se ke qenë në burg, mos me shti me fol.” Kjo fjali solli tensione të mëdha në studio, teksa shumë të pranishëm u shokuan nga akuzat e hapura.

Disa pyetje vijojnë të mbeten: Çfarë ndodhi me të vërtetë gjatë kohës që Atilla jetoi në Suedi? A kishte ai probleme ligjore që nuk janë të njohura për publiku? Pjesëmarrësit në “BBVK” dhe audienca po presin me padurim një reagim nga Atilla mbi këto akuzat. Të gjithë janë të interesuar të dinë se si do të zhvillohet historia e tij në vazhdim.

PROMO

Nga Rubrika