Ditë të arta për Françeska Muratin. Ish-misi shqiptar duket se ka gjetur dashurinë, pas divorcit të vështirë me ish-bashkëshortin e saj.
Në rrjetet sociale ajo ka zbuluar copëza nga romanca e re, që duket se është një ndër më të përfolurat në Tiranë.
Me një jetë luksoze dhe me dhurata të shtrenjta, misi preferon të mos prezantojë partnerin e ri. Megjithatë, të shumtë janë ata që e dinë këtë romancë, ndonëse ashtu nuk ka folur publikisht. Mashkulli në fjalë është një emër i njohur në Tiranë, jo pjesë e shoubizit, por i njohur në qarqet e biznesit.
Vetë Françeska ka preferuar që nga kjo lidhje të prezantojë vetëm dhuratat që merr dhe udhëtimet që bën, duke lënë enigmë shoqëruesin e saj. Vetëm pak ditë më parë, në rrjetet e saj sociale ajo publikoi disa fatura, ku tregoheshin blerje prej 25 mijë eurosh.
Në “Instagram”-in e saj, Françeska na ka treguar edhe udhëtimet e saj brenda Shqipërisë, ku shëtit me helikopter, një shfaqje vanitoze që rrallë shihet në vendin tonë. Tashmë, jeta e re e Françit është mes luksit dhe dashurisë së re, që e konfirmoi vetëm pak kohë më parë me një foto me një tufë lulesh.
“Kur një derë mbyllet, një tjetër derë më e mirë hapet. Ndjehem kaq e bekuar sot që universi më ka sjellë gjithçka që mund të kisha dëshiruar ndonjëherë dhe më shumë. Ju uroj të gjithëve një fillim të bukur të muajit”, – shkroi ajo.
Gjatë eksperiencës televizive, ajo zgjodhi të mos fliste hapur për bashkëshortin, duke ruajtur privatësinë e jetës familjare. Megjithatë, pas daljes nga formati, disa veprime të saj u interpretuan si konfirmim i ndarjes përfundimtare. Shpërngulja në Tiranë së bashku me djalin, si dhe deklarata e saj virale “ai nuk do të gjejë kurrë më mirë se unë”, ndezën diskutime të shumta në rrjet. Prej disa muajsh ajo është zhvendosur për të jetuar në Tiranë.
Vetëm pak muaj më parë, Françeska mohoi zërat për një ndarje nga bashkëshorti i saj. Fansat e kanë pyetur nëse është ndarë nga bashkëshorti dhe nëse ka diferencë moshe me të. Françeska përgjigjet se të dy janë thuajse një moshë dhe se thjesht nuk dëshiron të publikojë këtë në rrjetet sociale për klikime:
“Ku e ke burrin? Jeni ndarë? Sa keni diferencë në moshë?”, ka qenë pyetja që ka bërë një fanse. Murati përgjigjet: “Jemi të dy 29 vjeç dhe kemi tre muaj diferencë. Ne jemi gjithmonë bashkë kudo. Jemi kaq të lumtur sa nuk kemi nevojë t’i tregojmë botës për konfirmimin, dashurinë nuk e kam për ta shitur për klikime në ‘Instagram’, e kam reale dhe e kam për vete”.
Por ishte fundi i dhjetorit kur ajo vendosi që ta pranoi këtë ndarje, duke mos i kursyer edhe ironitë për ish-bashkëshortin. Pak muaj më pas, dashuria ka trokitur sërish në derën e Françeskës, duke nisur një jetë të re pranë të dashurit të ri.
