Web Analytics
E shtunë, 1 Nëntor, 2025
9 C
Pristina

“La boshllëk të madh në zemrat tona”, Vdes babai i deputetit Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të babait të tij, Azem Muja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Muja ka shkruar se babai i tij ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër, duke lënë pas kujtime të paharruara dhe një boshllëk të madh në zemrat e familjarëve.

Ky është postimi i tij i plotë:

Me dhimbje të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të babait tonë të dashur Azem Muja. Ai u nda prej nesh pas një sëmundje të shkurtër duke lënë pas kujtime të paharruara dhe një boshllëk të madh në zemrat tona.

Detajet e varrimit do t’i bëjmë të ditura së shpejti.Ju falënderojmë të gjithëve për mbështetjen dhe lutjet në këto momente të vështira.

U prehtë në paqe

Nga Rubrika