Banori i Big Brother VIP Kosova, Labinoti i është drejtuar me mesazh të dashurës së tij, Matildës, me të cilën tha se para hyrjes në shtëpi, kishin një krizë.
Ai i kërkoi falje asaj që nuk e ka përmendur në BBVK, derisa tha se e ka mendjen tek kujtimet e krijuara bashkë.
“Unë i jap vlerë dhe gjithmonë e kam mendjen tek kujtimet që i kemi pasur dhe tek lidhja që e kemi pasur. Gjatë kohës që kam jetuar në këtë shtëpi, kam reflektuar shumë rreth lidhjes tonë dhe kam menduar shpesh për ty, e di dhe mund ta marrë me mend që të ka lënduar gjesti që e kam bërë”, tha ai.
Por, Labinoti iu drejtua asaj duke i thënë që në letrën e dërguar, do të duhej ta sqaronte raportin që e kishin para hyrjes së tij në shtëpi.
“Kërkoj falje që nuk të kam përmendur, por nuk e kam parë të arsyeshme, duke konsideruar faktin që javëve të fundit që ne e kemi cekur që lidhja jonë ka përfunduar dhe do t’i sqarojmë gjërat kur të dal jashtë”.
“Po më duket pak jo fer nga ana jote që nuk e ceke dhe nuk e sqarove këtë pjesë që e kemi pasur krizën dhe gjërat nuk kanë qenë aq të qarta sa i prezantove ti”, u shpreh Labi.
