Laert Vasili i ka derguar video intime Rene Refos?! Deklarata që po trondit rrjetin

Një deklaratë e bërë në episodin final të podcastit “Zero fucks given” nga Rene Refo ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga temat më të komentuara të orëve të fundit në mediat online.

Rene Refo, vajza e aktores Julia Ilirjani, bëri një përmbledhje të eksperiencës së saj gjatë sezonit të podcastit, ku ka pasur të ftuar figura të ndryshme nga arti dhe publiku.

Në këtë reflektim përmbyllës, ajo ndaloi edhe tek aktori Laert Vasili, për të cilin u shpreh se fillimisht kishte një vlerësim të lartë profesional dhe respekt për karrierën e tij në teatër.

Sipas saj, situata ka ndryshuar pas realizimit të intervistës në podcast. Refo pretendon se ka marrë një mesazh video nga aktori, për të cilin ajo nuk dha detaje të plota, por e cilësoi si shqetësues dhe arsye për të ndërprerë komunikimin e mëtejshëm.

Në deklaratën e saj, ajo nuk hyri në përshkrime të hollësishme të përmbajtjes së materialit, por la të kuptohej natyra e tij, duke shtuar se “e kuptoni vetë për çfarë video bëhet fjalë”. Ajo gjithashtu u shpreh se pas këtij momenti ka shmangur pjesëmarrjen në disa evente publike, kur ka mësuar se aktori mund të ishte i pranishëm.

Deri më tani, nuk ka një reagim publik nga aktori lidhur me këto deklarata. Ngjarja po qarkullon gjerësisht në rrjet, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë zhvillime të mëtejshme apo qëndrime zyrtare nga palët e përfshira.

Nga Rubrika