Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka dhënë një lajm të mirë për punëtorët shëndetësor.
Ai njoftoi se shtesat për kujdestarinë dhe ndërrimin e natës do të paguhen me pagën e muajit prill.
“Keni të drejtë në muajin janar shkurt dhe mars nuk janë ekzekutuar shtesat si kujdestaritë dhe ndërrimi i natës. Nuk është mundur të bëhet kjo gjë sepse buxheti është miratuar me shumë vonesë dhe për këtë arsye ka qen e pamundur.
Por natyrisht për çdo punë që bëjnë mjekët dhe stafi shëndetësorë jo vetëm në QKUK por kudo kjo Qeveri nuk do t’u mbetet borxh në asnjë moment dhe në mënyrë retrokative do t’u paguhen orët për kujdestarive e të gjitha shtesave që kap vlerën prej 4 milionë e 450 mijë eurove të cilat do t’u paguhen të gjithë punëtorëve shëndetësorë në javët në vazhdim për çdo orë pune që ata kanë pasur, e që i bie se do t’i marrin me rrogën e prillit.
Të iu kërkoj njesë mjekëve dhe infermierëve që nuk i kanë marrë me kohë këto shtesa”, deklaroi Vitia.