Leonora Jakupi, e ftuar si opinioniste në spektaklin e sotëm të Big Brother Vip Kosova, komentoi ashpër lojën dhe reagimet e Shkurtës gjatë javës.
Ajo ngriti një pyetje të drejtpërdrejtë: “A ka diçka kundër të pastrehëve Shkurta?”, duke iu referuar reagimeve të saj pas një fjale që Elijona i kishte thënë në debat.
Sipas Leonorës, reagimi i tepruar i Shkurtës ngjalli dyshime dhe krijoi përshtypjen se ajo mund të ketë qenë e ndjeshme në mënyrë të panevojshme për një koment që nuk kishte atë qëllim.
Nga ana tjetër, Shkurta u mbrojt duke thënë se nuk ka absolutisht asgjë kundër të pastrehëve, por thjesht fjalia e Elijonës e kishte prekur dhe nuk i kishte pëlqyer.
Debati ka ndarë ndjekësit në rrjete sociale, ndërsa pyetja mbetet e hapur:
Kujt i jepni të drejtë ju Leonorës apo Shkurtës?
