Web Analytics

Liami tmerron Françeskën, ja çfarë i bëri teksa ajo ishte në gjumë

Botuar nga: InfoKosova

Një skenë me protagonist Liam Osmanin ka ndodhur gjatë mëngjesit të së enjtes në “Big Brother VIP 3”.

Pasi vajzat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, kishin si mision nga Vëllai i Madh që të mbanin zgjuar djemtë gjatë natës, duket se Liami e ka marrë personale me Françeska Muratin.

Teksa kjo e fundit ishte në gjumë, Liami ka vendosur ta zgjojë duke i hedhur ujë në fytyrë, ndërsa më pas modelja ka filluar të kollitet.

Pasi ka bërë disa mimika qesharake përballë kamerave, ai i ka hedhur ujin mbi kokë dhe ja ka ‘plasur’ të qeshurës duke i thënë : “Good morning”, e ndërsa në anën tjetër qëndron Françeska e cila është duke u kollitur dhe disi ‘e trembur’.

Shiko videon:

Të FUNDIT