Linda Halimi: Producentët kanë flirtuar me mua në prani të burrit, ja ç’thonin!

Sonte në “Goca dhe Gra” ka qenë në një lidhje me skype këngëtarja Linda Halimi e cila prej disa vitesh jeton në Amerikë, Linda ka diskutuar me moderatoret arsyet e largimit të saj nga muzika, ku nuk ka ngurruar të tregojë se është nguc nga producentët.

Ajo ka treguar se është nguc nga producentët në Amerikë të cilët i kanë kërkuar të udhëtojnë në fundjavë bashkë, të hanë darka në këmbim të këngëve, kjo gjë ka ndodhur në prani të burrit të saj, pasi ky i fundit për të mos shkaktuar probleme nuk prezantohej si i tillë para tyre.

Tani më Linda nuk e ka një menaxher dhe nuk është duke bashkëpunuar me askënd, duke treguar se këto situate e kishin mërzitur së tepërmi.

Edhe pse bashkëshortin e kishte patur suport dhe ai shpeshherë e ka ndihmuar për të gjetur të tjera shtëpi diskografike.

Shiko Videon:

Nga Rubrika