Web Analytics
E mërkurë, 1 Tetor, 2025
9.7 C
Pristina

Lirohet reperi Buta pas paraburgimit!

Reperi i njohur nga Ferizaj, Buta, është liruar nga burgu pas vendimit të gjykatës për t’i ndërprerë masën e paraburgimit.

Lajmi është konfirmuar për Indeksonline nga avokati i tij, Naim Ferati.

“Butës i është ndërprerë masa e paraburgimit”, ka deklaruar Ferati.

Buta, një nga emrat më të njohur të skenës së hip-hopit në Kosovë, ishte mbajtur në paraburgim për disa javë.

Ndryshe, ai akuzohet për shitblerje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje./Indeksonline/

PROMO

Nga Rubrika