Web Analytics

Lodra të “dyshimta” në Kosovë, rrezikohen fëmijët

Botuar nga: InfoKosova

Në Kosovë, shumë dyqane ofrojnë lodra që konsiderohen të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve, si dhe për personat e tjerë që bien në kontakt me to.

Radio Evropa e Lirë zbuloi se në disa dyqane në Prishtinë, prodhuesit e lodrave shesin produkte të plastikës, pambukut dhe xhelatinës që nuk i plotësojnë kriteret e sigurisë për t’u plasuar në treg.

Këto artikuj janë ofruar me çmime të ulëta, si një euro për një lodër.

Lodrat e tilla rrisin rrezikun për sëmundje të ndryshme tek fëmijët, përfshirë edhe dëmtim të shëndetit riprodhues, sipas ekspertëve.

Autoritetet, përfshirë Inspektoratin e Tregut, deklarojnë se kryejnë kontrollime të rregullta.

Sipas direktivave të Bashkimit Evropian, ka tre kritere që duhet të plotësohen për importimin dhe vendosjen e lodrave në treg.

Lodrat duhet të kenë shenjën “CE” në paketim ose të ngjitur në trupin e tyre, e cila tregon se prodhuesi ose importuesi konfirmon përshtatshmërinë e mallrave me standardet evropiane të sigurisë shëndetësore dhe mbrojtjes së mjedisit.

Përveç kësaj, një letrë duhet të përmbajë përshkrimin dhe përdorimin e produktit, si dhe grup-moshën për të cilën lodrat janë të përshtatshme.

Megjithatë, REL-i (Radio Evropa e Lirë) zbuloi se dhjetëra lodra në tregun e Kosovës nuk i plotësojnë këto kritere.

Në një dyqan në Prishtinë, për shembull, REL-i blerë një set shkollor fals të një prodhuesi të njohur lodrash “L.O.L.

Surprise” për 1 euro, ndërsa produkti origjinal shitet në ueb-faqe për 15 deri në 20 euro. Produkti i blerë nuk kishte shenjën “CE”, nuk kishte informacione të përdorimit dhe grup-moshën për të cilën nuk rekomandohet përdorimi.

Mbi produkt shkruhej “Made in China” dhe barkodi i lidhte me një qendër tregtare në Libi.

Dyqani në Prishtinë ofronte dhe dhjetëra produkte që, pasi u testuan nga ekipi i REL-it, rezultoi se kishin barkoda të rreme.

Të FUNDIT