Reperja e njohur shqiptare Tayna ka prekur, me një gjest human, duke vizituar një qendër të të moshuarve dhe duke ndarë momente të ngrohta nga takimi me ta.
Përmes fondacionit të saj “Tayna Foundation”, artistja ka realizuar donacionin e dytë për këtë vit, kësaj here të dedikuar gjeneratës së artë, të moshuarve që, siç u shpreh ajo, “meritojnë më shumë se mirënjohje”.
“Të kthehesh tek njerëzit që kanë mbajtur mbi supe sfida të mëdha, që kanë dhënë më shumë se ç’kanë marrë, është bekim. Ata meritojnë kujdes, respekt dhe përqafimin e përditshëm,” shprehet Tayna në postim.
Ajo tregon se pritja e tyre e ngrohtë dhe historitë e jetës e preken jashtëzakonisht, duke i rikujtuar rëndësinë e dritës që duhet t’u ofrojmë atyre që na kanë dhënë gjithçka.
“Pritja e tyre e ngrohtë, sytë plot histori dhe buzëqeshjet e sinqerta më kujtuan sa pak duhet për t’u sjellë pak dritë atyre që kanë dhënë gjithçka. Ky gjest është i vogël, por i bërë me shumë dashuri dhe me dëshirën që t’ju kujtoj se nuk jeni kurrë të harruar, shkruan Tayna, duke premtuar se kjo nuk do të jetë hera e fundit që do t’i vizitojë.
Në fund, ka uruar që viti 2026 t’u sjellë shëndet, paqe dhe ditë më të lehta, duke falënderuar nga zemra për buzëqeshjet dhe fjalët e mira që mori prej tyre.
Ky veprim human i artistes është pritur me shumë duartrokitje online, me fansa që vlerësojnë gjestin e saj fisnik dhe kujdesin për të moshuarit.
View this post on Instagram