Web Analytics

Luiz Ejlli dhe Jasir Asani bëjnë gjestin prekës për djalin me spektrin e autizmit, e surprizojnë kështu!

Botuar nga: InfoKosova

Luiz Ejlli herë pas here ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram persona dhe kryesisht fëmijë, të cilët kanë nevojë për ndihmë përmes përkrahjes së të gjithëve ne, duke bërë thirrje të vazhdueshme e duke u bërë zë për ta. ​

I tillë ishte rasti i Meklinit, djalit me spektrin e autizmit, i cili deri më sot nuk kishte pasur mundësi të ecte, ndërsa ëndrra e tij më e madhe ishte të luante futboll si gjithë shokët bashkëmoshatarë të tij.​

Më në fund Meklini ia doli dhe për të festuar këtë, Luizi ka shkuar ta suprizojë me fanellën e futbollistit të Kombëtares, Jasir Asanit, si dhe një top futbolli me një përshëndetje speciale.​

“Faleminderit Zotit Meklini do të ketë mundësi për herë të parë të eci dhe të luajë me top si të gjithë moshatarët e tij.

E dija, e besova dhe nuk hoqa dorë derisa të vinte kjo ditë” – shkruan Luizi në postimin e tij krah Meklinit të vogël.

Nga ana tjetër nuk ka munguar as një përshëndetje nga Jasir Asani, i cili përmes një mesazhi për Meklinin, premton se shumë shpejt ​do të kenë mundësi të luajnë të tre së bashku.

Shiko videot:

Të FUNDIT