Web Analytics

Luizi: Takova babain e Jurgenës dhe u ndjeva keq. S’dua të bëhem shkak i shkatërrimit të një familje

Botuar nga: InfoKosova

Luizi në emisionin “Shqipëria Live”, ka folur edhe për Instagramin e menaxhuar nga Jurgena, një Instagram me shumë ndjekës.

I pyetur se ku kanë shkuar përfitimet nga reklamat që janë bërë nga ky Instagram, Luizi shprehet se çdo gjë është e faturuar dhe janë në dorë të sigurt, pra la të nënkuptohet se fitimet i ka marrë vetë ai.

Madje ai tregoi se ka takuar babain e Jurgenës dhe u ndje keq, për mërzinë dhe problemet që i kishte hapur, duke u komentuar nga portale të ndryshme.

“Unë jam takuar me babain e saj, burrë zotëri erdhi e më tha që familja ime nuk e ka merituar këtë lloj vrer dhe me bëri të ndihem shumë keq.

Nuk është gjithçka fama, po bëhem shkak për të shkatërruar një familje”, u shpreh Luizi.

Shiko videon:

Të FUNDIT