Web Analytics

Luizi zbulon emrat e këngëtarëve me të cilët do të sjellë bashkëpunime

Botuar nga: InfoKosova

Për herë të parë pas fitores së “BBVA”, Luizi erdhi me një intervistë eksluzive.

Ai ka folur për mbështetjen, e shumëçka pas kësaj fitore.

I ftuar në emisionin “Më lër të flas”, këngëtari shkodran ka zbuluar edhe emrat e artistëve me të cilët po planifikon të sjell bashkëpunime.

Luizi tha se tashmë kanë në planë të sjell duet me disa prej emrave më të njohur të estradës shqiptare, por edhe këngë të tjera solo.

“Këtë herë kam vendos të zë mend dhe jam në menaxhimin e njerëzve profesionistë dhe kam zënë shumë data, ka shumë kërkesa, bashkëpunime do bëjë, por edhe këngë vetëm, Noizy ka premtuar që do të bëjmë bashkëpunim dhe po do e bëjmë, me Stinen, me Elvana Gjatën dhe Yll Limanin”, tha Luizi.

Ndryshe, mbrëmjen e kaluar, bashkëpunimi mes tij dhe Donaldit është publikuar.

Kënga e tyre titullohet 2 Shotsa.

Të FUNDIT