Muaj më parë u raportua për një krizë në martesën e reperit kosovar Lumbi B me bashkëshorten e tij, Mirandën.
Zërat u mohuan nga kjo e fundit, e cila publikoi foto dhe video të përbashkëta me të, menjëherë pasi në media nisën raportimet.
Megjithatë, duket se çifti nuk ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët dhe martesa e tyre ka marrë fund.
Deri pak ditë më parë, Lumi kishte të publikuara foto familjare në rrjetet sociale, por së fundmi ai duket se ka larguar përfundimisht çdo imazh ku shihej Miranda.
Kujtojmë se Lumi dhe Miranda janë prindër të dy djemve.
