Ditën e sotme, Kiara dhe Luizi surprizuan publikun duke bërë të ditur se vajza e tyre tashmë ka ardhur në jetë.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, dyshja zbuluan edhe emrin e bukur të vajzës; Luna Mari Ejlli.
Mes urimeve të shumtë, më i vecanti ka ardhur pak më parë nga studio e “Big Brother”.
“Sot në mesditë ndërkohë, Big Brother dhe familja e ‘BB’ mori nje lajm shumë të gëzuar.
Fituesi i edicionit të dytë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë me një bebe që quhet Luna.
Që nga studio i urojmë të bëhet e lumtur dhe e dashur për të gjithë si dy prindërit e saj!”– u shpreh Ledion Lico.