Web Analytics

Më i kritikuari i Kombëtares, Hysaj iu përgjigjet kështu mediave në Rinas

Ekipi i kombëtares tonë është rikthyer në shtëpi pas eliminimit nga kampionati europian, pas humbjes 0-1 ndaj Spanjës.

Në aeroportin e Rinasit është parë edhe mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili u përball me kritika të forta gjatë gjithë kampionatit.

Për të shmangur intervistat për mediat (e kuptueshme), Hysaj u largua me shpejtësi nga aeroporti duke thënë: “Jo, se do ik, kam edhe unë pushime, nuk do rri këtu”.

Hysaj ka qenë në qendër të kritikave për paraqitjet e tij gjatë ndeshjeve të Kampionatit Evropian.

Shiko videon:

Nga rubrika