Web Analytics
E enjte, 8 Janar, 2026
-2.2 C
Pristina

“Më ke tradhtuar”, Keijsi dhe Stelina përballë njëri-tjetrit, ja si i reagoi banori

Keijsi dhe Stelina janë vënë përballë njëri-tjetrit këtë mbrëmje për të sqaruar situatën mes tyre.

Ajo iu drejtua duke i thënë se e ka tradhtuar dhe kjo ka qenë arsyeja e ndarjes mes tyre, ndërsa Keijsi tha se kjo nuk ka ndodhur.

“Jam tradhtuar”, tha Stelina.

“Në mendjen tënde, sa kohë kam qenë me Stelinën nuk e kam tradhtuar. Më parë për të kam ndjerë shumë dashuri dhe shumë respekt. Momentalisht është një ndjesi e përzier, të ngatërruara. Ka mundësi të ulemi për një darkë këtu dhe ta sqarojmë këtë muhabet”, iu drejtua ai Stelinës, ndërsa ajo i saj ‘po’.

A do ta falte tradhtinë Stelina?

“Është një nga gjërat që nuk do ta falja në një raport”, tha ajo.

Nga Rubrika