E premte, 29 Nëntor, 2024
2 C
Pristina

Meritoni prish miqësinë me vllëzërit Veshaj, zbulohen prapaskenat e sherrit që vazhdoi edhe pas BBVA!

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Miqësia e Romeos dhe Meritonit ishte kryefjalë e këtij “Big Brother”-i.

Dy djemtë hyjnë në lojë si dy shokë të mirë, por shpejt raporti mes tyre u prish madje, në përplasjet që kishin, të dy shkuan shumë larg, duke përmendur edhe të tjerë nga jashtë.

Megjithatë, pas gati 1 muaji, dy djemtë e gjetën rrugën e pajtimit dhe u rikthyen edhe njëherë si miq të ngushtë. Por duket se nuk ka zgjatur shumë. Sapo kanë dalë nga “Big Brother”, raporti mes tyre është prishur njëherë e mirë. Aktualisht, Romeo dhe Meritoni as nuk ndiqen në rrjetet sociale, duke i dhënë fundi njëherë e mirë miqësisë së tyre 6-vjeçare. Madje, Meritoni, i ftuar në “Cherry on Top” nuk i kurseu ca thumba për Romeon e Donaldin, edhe pse ishte përballë Bora Zemanit.

Me qetësi, duke buzëqeshur, Meritoni përdori teknikën “qesh e ngjesh” për të treguar se i ka parë intervistat e Donaldit dhe se banori që qau më shumë në “BBVA 3” ishte Romeo. Bora e pyeti nëse Ilnisa ishte bërë xheloze gjatë qëndrimit të Meritonit deri në finale dhe ai tha se jo, nuk kishte përjetuar një ndjesi të tillë.

Më tej, Bora tha: “Po ashtu si qaje ti, kur përmendej Ilnisa…”. Këtu Meritoni u aktivizua dhe u shpreh: “Te kjo pjesa e të qarit, e di ti se kush ishte njëshi”. “Iu mësua goja të gjithëve që qan ai, por edhe ju jeni shkrirë në lot”, – tha Bora, duke shtuar se Romeo qan edhe për filmat.

Tashmë në rrjetet sociale të binjakëve nuk është Meritoni. Megjithatë, ishte Meritoni ai që i largoi i pari nga “Instagram”-i i tij, duke shkëputur çdo raport me vëllezërit Veshaj.

Sapo “Big Brother” ka përfunduar, Meritoni është njohur me deklaratat e Donaldit dhe duket se nuk i kanë pëlqyer aspak ato çfarë ka dëgjuar. I shtyrë dhe nga konfliktet që kishte në shtëpi me Heidin, duket se Meritoni kështu ka vendosur që të shkëpusë raportet edhe me Romeon, duke i dhënë fund miqësisë që i lidhte prej vitesh. Që pas përfundimit të “Big Brother”, djemtë nuk janë takuar asnjëherë dhe me gjasa, vështirë se do t’i shikojmë më në shoqërinë e njëri-tjetrit.

I ftuar te Bora Zemani, Meritoni u shpreh se nuk është takuar me asnjë nga ish banorët, pasi është i përqendruar te jeta e tij private dhe projektet që do të lançojë së shpejti. /panorama/

Nga Rubrika