Web Analytics
E martë, 16 Dhjetor, 2025
-2.4 C
Pristina

Modelja Vildane Zeneli tregon se po humb shikimin: Shpresoj të jetë e..

Modelja shqiptare, Vildane Zeneli, ka shkaktuar shqetësim dhe habi mes ndjekësve të saj pas një postimi të fundit në “Instagram Story”.

Zeneli ka ndarë një selfie ku shfaqet e mbuluar me një batanije, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është mbishkrimi shoqërues, ku modelja tregon se po përballet me probleme serioze shëndetësore.

Në postimin e saj, Vildane shkruan se sytë e saj kanë qenë të skuqur për disa ditë, duke e krahasuar veten me humor me një krijesë mitike: “Sytë e kuq prej ditësh kam filluar të dukem si vampire!”

Megjithatë, ajo e ka lënë shakanë mënjanë dhe ka ndarë një detaj tronditës mbi gjendjen e saj, duke treguar se problemi shkon përtej thjesht skuqjes së syve.

“Pa shaka, humbja e shikimit shpresoj të jetë e përkohshme”, shkruan Zeneli, duke shokuar kështu miqtë dhe fansat e saj.

Deri më tani, Vildane Zeneli nuk ka dhënë detaje të tjera mbi problemin shëndetësor që po përjeton, por urojmë që kjo gjendje të jetë vërtet vetëm një shqetësim i përkohshëm. /Prive/

Nga Rubrika