Web Analytics

Moderatori i njohur banor i Big Brother Vip Albania?

Botuar nga: InfoKosova

Tashmë kanë nisur të aludohen disa emra për edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania.

Ky reality shou ka bërë bujë prej vitesh, ndërkohë që së shpejti pritet të rikthehet me edicionin e radhës.

Teksa janë përfolur disa nga personazhet e mundshme, i përfshirë ka qenë edhe gazetari Meriton Mjekiqi.

I njëjti ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”, ku edhe është pyetur në lidhje me këtë.

“Mbetet të shihet”, u shpreh ai duke lënë të dyshohet se edhe mund të jetë pjesë e këtij formati.

Meritoni ndryshe ka bërë bujë prej vitesh me emisionet e tij dhe të ftuarit që ka pasur.

Ai ka qëndruar edhe pas disa artistëve që kanë bërë bujë të madhe në skenë. /Telegrafi/

Të FUNDIT