Çfar ndodh kur dashuria e madhe takon ekranin e madh?
Ajo që ndodhi mbrëmë në Big Brother VIP, ku Gimbo dhe Selin organizuan një dasmë të veçantë, ka lënë të gjithë me pyetje dhe emocione. Motra e Gimbos, Ajetja, ka ndarë mendimet e saj në emisionin “Goca & Gra”, duke e përshkruar këtë ngjarje si një moment të paharrueshëm.
Ajetja e filloi bisedën duke theksuar se Gimbo dhe Selin janë një çift i jashtëzakonshëm. Ajo shprehu mbështetje të plotë për marrëdhënien e tyre, duke theksuar se ajo sheh një të ardhme të ndritur për ta, jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj. Kjo mbështetje e saj tregon se dashuria e tyre është e sinqertë dhe e fortë.
“Nusja na duket yll, nuk besoj se ka pasur një dasëm më të bukur se ajo që keni parë në BBV mbrëmë. Shumë të lumtur prindërit, është dasëm e BBV, traditë, nuk është se e morëm prej vërteti, atë do e bëjmë jashtë.
Ata dukeshin shumë mirë, çift i bukur. Mbrëmë e ka dëshmuar që Selin mund të jetë një nuse e Kosovës, me traditat tona. Nusja duhet të jetë ashtu me veshje kombëtare dhe muzikën kombëtare. Nuk kemi komunikuar me prindërit e Selin, presim kur të dalin nga shtëpia, me rrugëtimin e tyre do të presim si do të shkojnë gjërat. Ende nuk kemi raport.
Ne jemi ana e dhëndrit, duhet të hedhim edhe ndonjë hap. Rogerti na mërziti me gjestin që bëri, përgëzoj Gimbon dhe Selin për qetësinë, që e shijuan dasmën e tyre. Edhe ne jashtë po të njëjtë, menduam që është thjesht një lojë. Unë si motër e Gëzimit duke e njohur dhe parë, shoh lumturinë dhe gëzimin, edhe të Selin, mendoj që dasma do të zgjasë edhe jashtë. Tani besoj edhe se Selin ka të njëjtat ndenja, në fillim nuk kishim këtë mendim, por tashmë dallohet interesi i saj. Ne gjithmonë e mbështesim”, tha ajo.
