E shtunë, 9 Nëntor, 2024
5.3 C
Pristina

Muhaxheri deklarohet nga mbledhja e LDK-së: Po finalizohet programi Qeverisës i fitores

Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon ditën e dytë të mbledhjes me akterët kryesorë të partisë për finalizimin e programit “Rruga e Re”.

Paralelisht, po vazhdojnë punëtoritë grupore të ndarë në sektorë të ndryshëm.

Nga kjo mbledhje, për ‘RADIO 1’ është deklaruar kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, që është edhe nënkryetar i LDK-së.

‘Ju konfirmojë se jemi në diskutimet përfundimtare për programin e LDK-së, i cili do të dal nga këtu dhe i njëjti pastaj do të finalizohet në Kuvendin e LDK-së.

Bëhet fjalë, pra për programin qeverisës të LDK-së.’-tha Muhaxheri.

I pyetur se takimi dhe finalizimi i asaj që e quan Muhaxheri, program qeverisës, a është mesazh se LDK është gati për zgjedhje të jashtëzakonshme, Muhaxheri i shprehë se programi është shumë serioz.

“Tani mund t’ju them sigurt, vetëm se ne po merremi me punët tona dhe këto janë përgatitje shumë, shumë serioze për të ardhmen.

Programi ‘Rruga e Re’ është program qeverisës për vendin”, shtoi ai.

Nga Rubrika